Bota

Kiev: Përplasje e policisë dhe protestuesve që kërkonin shkarkimin e presidentit

Policia dhe protestuesit janë përleshur sot në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, derisa disa mijëra vetë kanë dal në rrugë për të kërkuar shkarkimin e presidentit, Petro Poroshenko, dhe dorëheqjen e kryeprokurorit të Ukrainës.

Me gjithë praninë e madhe të forcave policore, demonstruesit marshuan nëpër pjesën qendrore të Kievit kah Sheshi i Pavarësisë, ku ishin mbajtur protesta të gjata disa muaj, në periudhën 2013-2014, nga të cilat u përmbys ish-presidenti, Viktor Yanukovich.

Shumë protestues ishin mbështetës të liderit opozitar, Mikheil Saakashvili, ish-president i Gjeorgjisë, i cili tash është vepron politikisht në Ukrainë.

Protestuesit kanë kërkuar që parlamenti i Ukrainës ta miratojë legjislacionin për shkarkimin e presidentit dhe kanë kërkuar që prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Yuriy Lutsenko, të tërhiqet.

Komentoni