Bota

Khamenei: Marrëveshja bërthamore nuk po ndihmon iranianët

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei ka thënë se iranianët e rëndomtë nuk janë duke përfituar marrëveshja bërthamore e nënshkruar me liderë botëror, marrëveshje kjo që ka hequr sanksionet ekonomike ndaj këtij vendi.

Khamenei, gjatë një fjalimi në Teheran më 1 gusht ka thënë se iranianët nuk kanë parë “efekte të prekshme” në jetën e tyre të përditshme prej heqjes së sanksioneve, të cilat sipas tij nuk janë hequr në tërësi.

Ai ka thënë se Uashingtoni është dashur që t’i jap shpejtë fund sanksioneve kundër Iranit, por në vend të kësaj ato po hiqen gradualisht, duke u ankuar se kompanitë e huaja ende nuk po investojnë në Iran.

Khamenei gjithashtu i ka kritikuar ShBA-të se kanë bërë “premtime të këqija” dhe se Teherani nuk duhet “t’iu besoj premtimeve të Amerikës”.

Marrëveshja bërthamore që Irani e ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore verën e kaluar, ka hequr sanksione të shumëfishta ekonomike kundër Irani në këmbim të kontrollimeve ndaj programit bërthamor iranian.

Presidenti iranian, Hassan Rogani është zotuar para iranianëve se heqja e sanksioneve do të krijonte rritje ekonomike dhe vende të reja të punës në Iran.

Komentoni