ShowBiz

Kevin i ‘I vetëm në shtëpi’ i lumtur dhe plot shëndet në shoqërinë e të dashurës

Sa herë që afrohen festat e fundvitit, ka një personazh që na kujtohet gjithnjë dhe do mbet gjithmonë i dashur për ne. Bëhet fjalë për Kevin nga ‘I vetëm në shtëpi’, shkruan Kosova.info.

Ka një kohë të gjatë që është përfolur shumë dhe ka pas shumë komente rreth shëndetit të tij. Për shkak të humbjes drastike të peshës, kishte aludime nga më të ndryshmet e që kryesisht fokusoheshin në atë se aktori ka problem me dhe varësi ndaj heroinës.

Macaulay Culkin, aktori 37 vjeçar, mohoi fuqishëm raportet “fiktive” sipas tij ku në vitin 2012 thuhej se humbja e tij e peshës ishte për shkak të varësisë ndaj heroinës.

Ai kishte deklaruar vitin e kaluar: “Jo, unë nuk kam pirë heroinë çdo muaj”.

Këto ditë ai u pa në një gjende shumë më të mirë. Macaulay dukej më i plotë në fytyrë dhe shumë i lumtur në shoqërinë e të dashurës së tij Brenda Song me të cilën kishin dalë për një darkë në Paris. /Kosova.info/

Komentoni