Lajme

Këta janë tre të vrarët në Çarshinë e Gjakovës

Vëllezerit Valon dhe Ilir Islamaj – të njohur si vëllezërit Madanaj dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe kanë mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

Merret vesh se i dyshuari për vrasje Gjelbrim Gjoshi dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm.

Sipas informatave  para një muaji vëllezërit Islamaj “Madanaj” e kishin rrahur Gjelbrim Gjoshin në një hotel në Shkugëz. Konflikti i tyre i mëhershëm dyshohet se e ka qenë motivi i vrasjes së trefishtë, shkruan Express.

Valoni dhe vëllai i tij, Iliri, në Gjakovë njihen si persona që kanë shkaktuar shumë probleme kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi ka punuar si sigurim në disa lokale.

Ndërsa viktima e tretë, Zef Krasniqi është 35 vjeçar dhe është nga fshati Meçe. Ai është pronar i një pompe të benzinës dhe dyshohet se nuk ka qenë cak i vrasjes.

vrasja1
vrasjaa

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*