Sport

Këta janë gjyqtarët e ndeshjes Ukraina – Kosova

Ndeshja kualifikuese e Botërorit të Rusisë ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të drejtohet nga gjyqtarë holandezë, shkruan Zëri.

Kështu ka vendosur UEFA sot, e cila e ka zbuluar katërshen e gjyqtarëve që do të referojnë në ndeshjen që do të luhet në Krakovia të Polonisë më 9 tetor.

Refer kryesor do të jetë Kevin Blom, me dy ndihmësit Patrick Langkamp e Von Dongen, kurse refer i katërt do të jetë Paul van Boekel.

Stadiumi ‘Cracovia’ i zë rreth 15 mijë shikues dhe Kosova do ta kërkojë rezultatin pozitiv në këtë ndeshje.

Komentoni