Sport

Këta janë 11 futbollistët më të gjatë në La Liga

Yerry Mina është bëri njëri nga lojtarët më të gjatë në La Liga, pas transferimit të tij nga Palmeiras te Barcelona, ekip që njihet për mesataren e vogël të gjatësisë në klub.

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Yerry Mina, i gjatë plot 1.95m do të bëhet njëri nga lojtarët më të gjatë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Krahas Gerard Pique, i cili ishte më i gjati në klub, por që nuk është në listën e më të gjatëve në kampionat, katalunasit do të kenë tani edhe një partner të tij të gjatë në qendrën e mbrojtjes.

Megjithatë, Mina bëhet vetëm lojtari i gjashtë ma i gjatë në La Liga, pasi kampionati ka plot të tillë që janë mbi 1.90m.

1.Costel Pantilimon (La Coruna) – 2.02m

2.Filip Manojlovic (Getafe) – 1.97m

3.Steven N’Zonzi (Sevilla) – 1.96m

4.Pedro Alcala Guirado (Girona) – 1.96m

5.Diego Lopez (Espanyol) – 1.96m

6.Yerry Mina (Barcelona) – 1.95m

7.Raul Fernandez (Levante) – 1.95m

8.Przemyslaw Tyton (La Coruna) – 1.95m

9.Sergio Rico (Sevilla) – 1.94m

10.Marco Dmitrovic (Eibar) – 1.94m

11.Andres Prieto (Malaga) – 1.94m

Komentoni