Lajme

Kështu e shijon Genta pushimin, në shoqërinë e…? (Foto)

Edhe pse e vetme, në pushimet që ka zgjedhur t’i bëjë menjëherë pas realzimit të këngës e cila pritet të jetë më tepër për t’u shikuar se sa dëgjuar, bazuar në disa nga sekuencat e ndara nga klipi më i ri, kjo nuk e ka penalizuar Gentën të gjejë kohë për vete.

E shtrirë në një plazh luksoz, ku shihet prezente vetëm këngëtarja seksi, duket të shijojë jashtëmase pushimin që mbase temperaturat e bëjnë të nxehtë, por më tepër akoma vetë Genta me super linjat, shkruan Kosovarja.

Ndërsa, kur flitet për jetën private të këngëtares, natyrisht se kureshtja është dukshëm më e shtuar, ngaqë që nga ndarja me Milotin më nuk është përfolur për ndonjë risi në këtë pjesë. Derisa Genta si asnjëherë tjetër ka vendosur të mbajë me fanatizëm sferën private, gjë që kuptohet nga rezervimi që shfaq në intervista me pyetje adresuar ndonjë lidhjeje të mundshme.

Por, aktiviteti i saj duket i përkushtuar fuqishëm në karrierën e saj muzikore, duke mos lënë hapësirë diksutimi për tema dashurie./Kosovarja/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*