Ekonomi

Këshilli Ekonomiko Social i Kosovës model në regjion

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini gjatë qëndrimit dy ditor në Mal të Zi në konferencën e organizuar nga ILO në Becic ku u takuan anëtarët e Këshillave Ekonomike Sociale në nivel regjional të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor ku temë diskutimi ishte : rritja e Dialogut ne mes partnerëve social dhe ekonomik e cila do ti kontribuoj rritjes së bashkëpunimit në mes këtyre Këshillave Ekonomike dhe Sociale ne kuadër te shteteve përkatëse. 

Me këtë rast u takua me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale te Mali te zi Z. Boris Maric ku diskutuan për avancimin e Bashkëpunimit në mes dy vendeve tona  e në veçanti të punëmarrësve si prioritet i përbashkët. 

Shahini i njoftoi te gjitha delegacionet e shteteve te Ballkanit Perëndimor se si funksionin Këshilli Ekonomik Social ne Kosovë dhe u vlerësua si modeli me i mire ne gjithë regjionin. /KI/

Komentoni