Lajme

Kesha publikon klip pas pesë vjet pauze (Video)

Ndoshta edhe e keni harruar Keshan, mirëpo ajo pati marrë famë botërore në vitin 2009 me këngën e saj “Tik Tok”.

Për një kohë të gjatë krejt çka kemi dëgjuar nga këngëtarja, janë betejat gjyqësore me tani ish-producentin e saj Dr. Luke, pasi kontrata e saj me të e kishte parandaluar të prodhojë këngë të reja.

Tani, 5 vite pas publikimit të albumit të saj “Warrior”, ajo më në fund rikthehet me albumin e ri të quajtur “Rainbow”.

Ajo në emisionin “The Tonight Show Starrin Jimmy Fallon” ajo interpretoi këngën nga albumi të quajtur “Praying”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*