Lajme

Kërkohet ndërhyrja e Qeverisë për Ferronikelin

Kriza në Ferronikel gjatë pesë muajve ka kaluar në heshtje nga institucionet përgjegjëse të shtetit.

Derisa ky gjigant është njëri nga motorët kryesor që sjell zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien për familjet e komunës së Drenasit, institucionet relevante po vazhdojnë të heshtin.

Shaip Muja, deputet i pavarur thotë se mosvullneti i Qeverisë për t’u merr me këtë problem, e ka sjell fabrikën në këtë gjendje.
Ai thotë se pasojat e mbylljes janë zinxhirore duke filluar nga punëtorët e deri të buxheti i Kosovës.

Deputeti Muja, ka kërkuar që në mënyrë urgjente Qeveria të ndihmojë që të tejkalohet ky paralizim i fabrikës. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*