Kosova

Kërkohet memorial për studentët e vrarë gjatë luftës

Kryetari i Unionit të Studentëve, Arben Mehmeti, ka thënë se është bërë tashmë kërkesa tek rektorati, për të ndërtuar një memorial përkujtimor brenda hapësirës së Kampusit Universitar. Ky memorial për të cilin sipas Mehmetit ishte bërë kërkesë edhe më herët, do të përmbaj emrat e studentëve të cilët kanë humbur jetën nga gjenocidi serb në Kosovë.

Kërkesa e plotë që i është bërë Rektoratit:

I nderuar Rektor i UP-së, Z. Majan Dema
Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së

U bënë 17 vite  që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe që nga ajo kohë Kampusit universitar i mungon një Memorial përkujtimor për të gjithë ata studentë që u vranë gjatë luftës së fundit në shërbim të Atdheut tonë Kosovës.

Historia e vetë Universitetit të Prishtinës është e lidhur ngushtë me studentë e tij, Universitetit i Prishtinës, megjithëse një Universitet i ri në kontekst të universiteteve me histori qindvjeçare, përvoja e hidhur historike nuk i ka munguar aspak. Studentët e Universitetit të Prishtinës përjetuan më shumë se askush tjetër dhunën kundër arsimit, lirisë, shprehjes së lirë, dhunës mbi institucionet akademike etj..

Prandaj mund të thuhet se roli i studentëve të Universitetit të Prishtinës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh që nga organizimi i protestave e deri të bashkimi në rradhet e UÇK-së.

Prandaj ne e shohim të arsyeshme vendosjen e një memoriali të tillë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ne ju drejtohemi juve si organe udheheqese të Universitetit të Prishtinës që të ndani një vend të përshtatshem për vendosjen e këtij Memoriali përkujtimor.

Gjithashtu nga Këshilli Drejtues i UP-së kërkojmë që të ndaj një pjesë të mjeteve financiare për ndërtimin e këtij Memoriali. Ne do ti drejtohemi edhe Institucioneve tjera relevante në mënyrë që pjesa më e madhe e  shpenzimeve financiare të sigurohen nga institucionet tjera  që ne do të ju drejtohemi.

Ne mendojm se është obligim moral por edhe institucional vëndosja e një Memoriali të tillë në Kampusin e UP-së.

Duke ju falenderuar paraprakisht , mbesim me shpresë që do të aprovohet kjo kërkesë e jona!

Komentoni