Kosova

Kërkohet lirimi i Thaqit, Bahtiri: Qeveria të ndërpresë dialogun me Serbinë

Punëtorët e Administratës komunale të Mitrovicës të prirë nga kryetari Agim Bahtiri, mbajtën një tubim protestues në oborrin e komunës, me ç’rast kërkuan lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga Serbia, e cila po e mbanë në burg me akuzën për ‘terrorizëm’.

“Kërkesa jonë është që të bëjmë presion mbi Beogradin, organet shtetërore të Kosovës, por edhe ndërkombëtare, që ta lirojnë drejtorin rajonal të policisë, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për regjionin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri, raporton Veriu.info.

I pari i Mitrovicës ka kërkuar nga Qeveria që të ndërpresë dialogun me Serbinë, derisa të lirohet Nehat Thaçi.

“Kërkesa e dytë është se kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të ndërpresë dialogun me Serbinë, derisa nuk lirohet drejtori regjional i policisë në Mitrovicë…Sot është vetëm kjo protestë, krejtësisht nga njerëzit që punojnë në Komunë, por nëse nuk ndodhë lirimi i tij, do të bëhet një protestë e fuqishme”, ka thënë kryetari Bahtiri, shkruan Veriu.info.

Ndryshe, drejtori i Policisë, Nehat Thaçi, është arrestua më 29 shtator në hyrje të Serbisë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish të Serbisë, nën akuzën se ka kryer terrorizëm.

Komentoni