LifeStyle

Keni pika të bardha në fytyrë? Ja çfarë janë ato

Milia, e njohur ndryshe si “pikat e qumështit”, është një sëmundje e lëkurës që shpesh ngatërrohet me pikat dhjamore dhe mund të prekë si bebet ashtu edhe të rriturit.

Milia është një lloj kisti i lëkurës, i mbushur me një proteinë të njohur si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në fytyrë.

Këto pika shfaqen kryesisht rreth syve, hundës dhe gojës. Por teksa tek fëmijët largohet më shpejt, tek të rriturit mund të jetë disi më e vështirë për t’i hequr. Dy janë shkaqet kryesore se përse njerëzit zhvillojnë pika të qumështit. Njëra, më e zakonshme tek fëmijët, ndodh pasi gjendrat e tyre të djersës nuk janë të zhvilluara sa duhet.

Komentoni