ShowBiz

Këngëtari i njohur surprizoi fansat, publikoi këngën e re (Video)

 

Alban Skënderaj, i cili është një prej kantautorëve e kompozitorëve më të suksesshëm, ka publikuar sot këngën e tij më të re. Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar e sjell këngën e re në një bashkëpunim me Lyrical Son.

“Ishte viti ‘93” titullohet kënga e cila ka shumë ritëm. Madje të zgjon edhe dëshirën për të kënduar apo kërcyer. Kënga përshkruan edhe njëherë ato vite e hershme.

Ndërkohë Albani numëron 3 albume, dhjetëra këngë, si dhe disa bashkëpunime. Gjithashtu Skënderaj është fitues i disa çmimeve prestigjioze muzikore.

Karriera muzikore e tij mori hov të menjëhershëm pas pjesëmarrjes së tij në ‘Top Fest 2’, nga ku doli dhe triumfues. Që nga ajo kohë, nuk ka reshtur kurrë së bëri muzikë, duke fituar lavdi kudo që shkel.

Komentoni