ShowBiz

Këngëtari i njohur sjell hitin e vitit

Këngëtari i njohur amerikan, Jason Derulo ka sjellë projektin e ri muzikor ‘Tip Toe’ në bashkëpunim me reperin French Montana.

Ai vijon të sjellë këngë ritmike dedikuar lëvizjeve të femrave në kërcim, të cilat bëhen gjithnjë hite botërore.

I veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, Jason shfaqet duke kërcyer i shoqëruar nga vajza seksi.

Që në minutat e para ka marrë vëmendjen e publikut, por dihej suksesi pasi kur erdhi në versionin audio+tekst mori rreth 12 milionë klikime. Suksesi i tij i fundit ishte ‘Swalla’ që arriti 600 milionë klikime në YouTube.

Jason, një ndër yjet e muzikës ritmike ka treguar se në shkurt të 2018 do fillojë turneun e tij botëror ‘777’ në 21 shtete të Europës duke nisur me Barcelonën.

Komentoni