ShowBiz

Këngëtaret shqiptare thyejnë rekorde – Bebe Rexha në vend të parë më ‘Meant to be’

Këto ditë kemi marrë vazhdimisht lajme për sukseset për tu admiruar të këngëtareve shqiptare. Së fundmit, edhe ylli Bebe Rexha po përjeton një sukses të tillë. Bebe në bashkëpunim me dyshen e fuqishme të muzikës country Floida Georgia Line vazhdojnë të dominojnë në top-listën e Billboardit për këtë stil muzikor, shkruan Kosova.info.

Projekti i tyre i përbashkët muzikor, “Meant to Be,” vazhdon të mbetet në pozitën e parë. Duket që përzierja që ka mes popit dhe muzikës country ka ndikuar edhe më shumë në këtë drejtim.  Kënga po transmetohet në radiot pop dhe country nëpër Amerikë.

Përveç këtij suksesi, ylli shqiptar tashmë ka hyrë në histori si këngëtarja e parë që debuton në pozitën e parë të Billboardit për muzikën country.

“Sapo mora vesh që jam zyrtarisht femra e parë në historinë e muzikës Country që renditet e para në tabelat e ‘Billboard Country’, ka shkruar Bebe në llogarinë e saj në Instagram

Ndërsa, në top 100 këngët më të mira, “Meant to be” është pozicionuar në pozitën 40. /Kosova.info/

Komentoni