Kosova

Kelmendi: Më mirë në zgjedhje të reja, sesa të prishen edhe më tepër raportet e liderëve politikë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, thotë se konstituimi i institucioneve të Republikës së Kosovës duhet të bëhet ne bazë të parimeve kushtetuese dhe ligjore.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar se gjendja e krijuar, kur fituesi i zgjedhjeve PAN ka 39 deputet në Parlamentin e Kosovës, nuk i mundësojnë këtij koalicioni krijimin e një qeverie të qëndrueshme edhe në rast të “kontrabandimit të dy deputetëve”.

“Më mirë është të gjendet një rrugë e shkuarjes në zgjedhje të reja në mënyrë qe mos të prishen edhe më tepër raportet e liderëve politik por duke e parë se nuk ka fitues absolut në zgjedhje dhe nevoja e krijimit të koalicioneve paszgjedhore është e domosdoshme, nga kjo nxjerrim mësim politik se nuk duhet të vendosen vija të kuqe publike të cilat pastaj janë pengesë për shtyerjen e proceseve shtetërore përpara”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Komentoni