Ekonomi

KEK-u nuk kompenson shtëpitë e ndërtuara pas 2015-s në Shipitullë, por numri u rrit para këtij viti

Asnjë shtëpi që është ndërtuar pas datës 15 korrik 2015 në zonën e mihjes sipërfaqësore në Shipitullë të Obiliqit nuk do të përfshihet në procesin e shpronësimit me kompensim, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës më 31 tetor të vitit 2016 kishte marrë vendim që data e prerjes të incizimit dhe vlerësimit të ekonomive familjare në zonën e Shipitullës të jetë 15 korriku i 2015-s, datë kjo e kërkuar nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Megjithatë, numri i shtëpive është shtuar pikërisht para datës së prerjes. Në mes të qershorit të 2014-s dhe gushtit të 2015-s janë ndërtuar rreth 200 shtëpi. Kjo ka bërë që kostoja e shpronësimit të rritet për më shumë se 4 fish. Nga 5 milionë sa ishte llogaritur që të kushtonte shpronësimi në 2014, ajo për 4 vjet është rritur në mbi 25 milionë euro.

Në KEK kanë bërë të ditur se Komisioni Qeveritar, i cili ka bërë matjet në terren dhe ka konstatuar gjendjen e shtëpive dhe pronave të banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë posedon të dhëna për shtëpitë që janë ndërtuar pas kësaj dat

Komentoni