Ekonomi

KEK: Kemi finalizuar mbi 74 kontrata dhe janë kompensuar 14 pronarë

Procesi i nënshkrimit të kontratave/marrëveshjeve me banorët e Fshatrave Hade dhe Shipitullë është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe sipas procedurave të parapara ligjore. Në këtë drejtim, Korporata Energjetike e Kosovës, njofton banorët e kësaj zone se gjithçka është duke shkruar sipas dinamikës së paraparë.

KEK-u, siç janë të njoftuar gjithë akterët e këtij procesi, ka bërë ndarjen e lagjeve me prioritet.
Ndarja është bërë në tri zona.

Zona e parë me prioritet ku edhe gjenden shtëpitë e para në afërsi të mihjes, ka  gjithsejtë 99 shtëpi, nga to për 74 palujtshmëri tashmë janë finalizuar kontratat dhe janë të gatshme për nënshkrim të noteri sapo të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm nga ana e banorëve. Gjithashtu, vlen të theksohet se KEK-u deri më tani i ka finalizuar edhe obligimet financiare për shpronësimin e 14 pronave të banorëve. Po ashtu, edhe 14 kontrata të tjera janë të finalizuar te noteri dhe transaksionet do të përfundojnë sapo të nënshkruhen nga ana e banorëve.

Ndryshe, pavarësisht se procesi është i komplikuar dhe nuk varet vetëm nga puna dhe dinamika e Korporatës, konsiderojmë së është duke shkuar në nivelin e kënaqshëm dhe në një afat rekord po synohet finalizimi i të gjitha kontratave.

Korporata edhe një herë i bënë thirrje banorëve që të rregullojnë të gjitha dokumentet dhe siç kërkohet me ligj të paraqiten të Noteri për të përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit…

Korporata Energjetike e Kosovës, edhe një herë garanton të gjitha palët dhe veçanërisht banorët e këtyre zonave se po zbatohen të gjitha standardet më të larta ndërkombëtare për të përmbyllur procesin e zhvendosjes dhe siç është premtuar në një afat rekord janë duke u përmbush të gjitha obligimet të cilat janë në kompetencë të korporatës.

Në fund, njoftojmë të gjithë qytetarët se Korporata tashmë është stabilizuar në tërësi dhe po operon me të gjitha njësitë gjeneruese për të furnizuar qytetarët me energji elektrike. /Kosova.info/

Komentoni