Shkencë

Katastrofike, pinguinët nuk mbijetojnë gjatë sezonit riprodhues

Të gjithë pinguinët, përveç dy zogjve kanë ngordhur nga uria në Antarktidë në një sezon riprodhimi, të quajtur katastrofik nga ekspertët.

Gjithçka është shkaktuar nga sasitë e larta të akullit në fund të sezonit, gjë që i bënte të rriturit të udhëtonin gjatë për të gjetur ushqim.

Ky sezon është konsideruar më i keqi në pesë vitet e fundit, ku asnjë pinguin nuk arrin të mbijetojë.

Sipas BBC, grupet e ruajtjes së tyre kanë bërë thirrje urgjente për të shkuar në mbrojtje të kolonisë prej 36 mijë pinguinësh.

WWF (The World Wide Fund), organizata për ruajtjen e specieve antaktike ka thënë se ndalimi i peshkimit në këtë zonë do eliminonte këtë ngjarje katastrofike.

Në një komision të përbërë prej 25 anëtarësh dhe BE, WWF do të diskutojë rreth ruajtjes së pinguinëve për të marrë një vendim serioz për mbrojtjen e tyre.

Komentoni