Lajme

Kasapolli: Politikanët e kanë sakatuar sportin

Ndikimi i drejtpërdrejtë i politikës dhe politikanëve po bën që sporti në Kosovë të ketë ngecje të mëdha. Politika ka kontrolluar sportin në vend që nga paslufta dhe kjo situatë nuk ka ndryshuar asnjëherë.

Kështu vlerëson Agim Kasapolli, me mbi 50 vjet aktivitet në sport, fillimisht si basketbollist e më pas si trajner, përzgjedhës e gazetar sportiv.

Kasapolli, në intervistën për “Kohën Ditore”, thotë se gjendja në sportin kosovar është e rëndë dhe pa shumë shpresë për ditë më të mira, nëse mënyra e funksionimit të tij nuk ndryshon shpejt. Ai vlerëson se sportistët nuk janë prioritet i drejtuesve që kryesisht në pozita janë falë përkrahjes nga politika dhe më shumë për favore personale.

Kasapolli, përveç karrierës profesionale si lojtar, trajner e gazetar, mbahet mend edhe për angazhimin e tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nga ajo kohë kujton përpjekjet që ka bërë për ndryshime, por të cilat, sipas tij, nuk kanë mundur të realizoheshin për shkak të ndikimit të fuqishëm të politikës.  /koha/

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*