Kosova

Kaq vota mori në total Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdon të prijë me 50.35 për qind edhe pas numërimit të 99.24 për qind të votave.

Në këtë mënyrë, nëse rezultati vazhdon kështu edhe në këto pak vota që kanë mbetur, Muhaxheri arrin fitoren duke bërë që Pejën të mos e çojë në balotazh.

Me 31.91 për qind të votave, ai len pas Fatmir Gashin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke vijuar më pas me Sabiha Shalën e Partisë Demokratike të Kosovës me 9.30 për qind.

Ndërsa, Bashkim Nurboja i Lëvizjes Vetëvendosjes ka 6.36 për qind.

Komentoni