Lajme

Kapen aparate për lojëra fati të palicencuar

Dogana e Kosovës ka arritur që të kap aparate për lojëra fati në fshatin Ranilluk të regjionit të Gjilanit.

Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në komunën e Ranillukit ku është dyshuar se gjendet një bastore sportive e palicensuar e cila ka potencialisht edhe aparate për lojëra të fatit. Njësit e antikontrabadës së bashku me policinë kanë lokalizuar objektin si dhe kanë filluar bastisjen e lokalit i cili ishte duke operuar në qendrën e fshatit Ranilluk.

Rezultatet e aksionit ishin, respektivisht gjetjet ishin:

Bastore Sportive – “Sportska Kladionica” (e palicensuar)

Aparate të lojërave të fatit të markës SHARK 3 cp, dhe 1pce I Markës Blue Shark gjithsej 4 cp (ilegal)

Keno 1 cp me printer dhe një shtëpizë kompjuteri (ilegal).

Të gjithë Aparatet e lojërave të Fatit të lartcekura nuk kanë pasur numra serik, të gjitha iu kanë nënshtruar konfiskimit si dhe personat përgjegjës janë gjobitur gjithashtu rasti ka vazhduar për procedure kundërvajtës. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*