Ekonomi

Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës

Dogana e Kosovës mbrëmë ka arritur të kap afër 2000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Mbrëmë gjatë patrullimeve rutinore njësit e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti në regjionin e Mitrovicës, ku edhe kanë tentuar të ndalin këtë automjet derisa shoferi I automjetit ka tentuar të kthehet prapa por reagimi i menjëhershëm i oficerëve ka arritur të ndalin automjetin.

Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të vozitësit oficerët kanë gjetur një sasi të konsiderueshme në dy bidonë të plastikës (2 bidonë plastik te mbushur nga 1000 litra, pas kontrollit). Për shkaqe sigurie vozitësi është ndaluar përkohësisht derisa automjeti është dërguar në Prishtinë

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar për kundërvajtje doganor. /KI/

Komentoni