EkonomiKosova

Kapen 2 kg narkotikë në Vërmicë

Gjatë natës së mbrëmshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

Dy shtetas të Kosovës me automjet me targa të Kosovës gjatë kalimit të kufirit janë ndalur për kontroll rutinor. Gjatë kontrollës në vijën e parë, oficerët doganor kanë vërejtur një qese të dyshimtë në brendi të automjetit. Automjeti dhe personat menjëherë janë ndaluar dhe ka filluar kontrolli detal. Kontrolli i tërësishëm i automjetit në vijën e dytë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me ndihmën e pajisjeve te EXBS ka hasur edhe në qese të tjera ku njëra nga qeset u gjet në motorin e automjetit.

Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe lënda narkotike (2 kg) i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë. /KI/

Komentoni