Bota

Kanada: Qeni kandidat për kryetar komune (VIDEO)

Bota është e mbushur përplot surpriza!

E një e tillë gjendet në Kanada, pasi banorët e Sent Xhon në Njufaundlend, kanë vendosur që në zgjedhjet lokale për kryetar komune të kandidojë një qen pesëvjeçar, shkruan BBC.

Qeni i quajtur Fin, është kandidat shumë i popullarizuar ndërkaq pronari i tij, Gled Redmond është ushtrues profesional, i cili e ndihmon në lidhje me dukjen e tij në fushatën parazgjedhore.

Banorët e këtij qyteti kanadez, tanimë e njohin Finin dhe thonë se do të ishte një kryetar komune i shkëlqyer, transmeton Klan Kosova.

Ky qen australian, dha premtime gjatë fushatës për të inkurajuar banorët për planet e tij për të ndihmuar biznesin, për të përmirësuar taksat dhe për të shprehur angazhimin e tij ndaj projekteve të punëve publike.

Komentoni