Lajme

Kampioni i kthehet fitores

Feronikeli e ka lënë prapa krahëve humbjen nga Prishtina, duke iu kthyer fitores, shkruan Zëri.

Kampioni i Kosovës e ka mposhtur Trepçën në Mitrovicë me rezultat 1:0, në një ndeshje të cilën e kontrolloi.

Golin e fitores e ka realizuar Kujtim Kutllovci në minutën e 27-të, pasi më parë Mentor Zhdrella e qëlloi shtyllën.

Në duelin tjetër, Trepça ’89 e ka mundur Drenicën 3:2 në një ndeshje dramatike deri në fund. Mitrovicasit kanë kaluar të parët në epërsi me anë të Oto John në minutën e tetë, kurse rezultatin e ka barazuar Granit Arifaj në minutën e 43-të.

Futbollisti në formë, Arifaj ka shënuar përsëri në minutën e 51-të për ta kaluar ekipin Kuqezi në epërsi, por Fiton Hajdari realizoi gol të shkëlqyer në stilin ‘gërshërë’ në minutën e 80-të, për të nivelizuar gjithçka në fushë.

Dhe, Hajdari u bë hero me një tjetër gol spektakolar nga distanca në minutën e parafundit, duke ia siguruar fitoren ekipit mitrovicas.

Në duelin e tretë, të zhvilluar po ashtu sot, Liria e ka mundur Hajvalinë me rezultat të thellë, 3:0.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*