Bota

Kamioni i ngarkuar mbi kamion çmend policinë zvicerane

Pak e habitshme të ndodhë diçka e tillë në Zvicrën e rregullave strikte, por ja që ka ndodhur.

Policët e Winterthurit u habitën jo pak kur panë në rrugën qendrore të qytetit këtë pamje që po e shihni: një kamion i vogël, i ngarkuar mbi një kamion pak më të madh.

Veç pamjes së “papërshtatshme”, edhe mënyra e ngarkimit të kamionit mbi kamion nuk i plotësonte kërkesat për siguri, ka konstatuar policia, shkruan blick.ch, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, ngarkesa (kamioni i vogël) varej pjesërisht përtej mburojave të kamionit ku ishte ngarkuar dhe nuk ishte shenjëzuar në mënyrë të qartë, thotë policia.

Shoferi, për të vazhduar transportimin e kamionit është detyruar të gjejë një zgjidhje tjetër dhe krahas kësaj, ai do të marrë dënimin e merituar.

Komentoni