Sport

Kaka: Nuk rinovoj me Orlando, sua sfida të reja

Major League Soccer mund të humbasë një tjetër yll. Pas lamtumirës së Andrea Pirlo, i cili në Dhjetor do të përfundojë aventurën e tij në ShBA, Ricardo Kaka bëri të ditur se nuk do të rinovojë kontratën e tij me Orlando City. Në fakt nuk pritet që braziliani të tërhiqet nga sporti i luajtur, por për momentin asgjë nuk mund të përjashtohet.

“Ndjej që kam nevojë për sfida të reja” – shpjegoi 35-vjeçari në konferencë për shtyp, duke lënë të kuptohet dëshirën për të vazhduar futbollin aktiv. “Në këto dy muaj jam menduar shumë dhe vendimi im përfundimtar është të mos rinovoj me Orlando City. Cikli im në këtë klub do të përfundojë me mbarimin e këtij sezoni. Falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti, ku kam kaluar 3 vite të bukura”.

Më pas vijnë fjalët të cilat përjashtojnë dëshirën e Kaka për të “varur këpucët në gozhdë” “Deklarata e sotme është vetëm për këtë. Vendimi im për momentin është mosrinovimi i kontratës. Asgjë më shumë”- theksoi 35-vjeçari. /ss/

Komentoni