Lajme

Kafja mund të luftojë depresionin

Femrat do të duhej të pinin dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë për të zvogëluar mundësinë e rënies në depresion, transmeton koha.net.

Hulumtimi i cili ka zgjatur dhjetë vjet, dhe ka përfshirë përmbi 50 mijë infermiere në SHBA ka treguar që femrat të cilat pinë të paktën dy filxhanë kafe në ditë kanë 15 për qind më pak shanse për të zhvilluar depresionin, ndërsa kafepirëset me mesatare prej më shumë se katër filxhanë kanë deri 20 për qind më pak shanse.

Pasi që hulumtimi ka dalë në të mirënjohurën “Archives of Internal Medicine”, ndërsa e ka kryer ekipi i Harvardit, rezultatet gjithsesi janë të respektueshme. Hulumtuesit janë akoma pa konkluzion pse kafja ka një efekt të tillë, por besohet që ka të bëjë me kafeinën, sepse testet me kafe pa kafeinë kanë qenë pa efekt, transmeton koha.net.

U tregua që edhe femrat të cilat pinë kafe rregullisht kanë prirje më të madhe ndaj pirjes së duhanit dhe alkoolit, dhe nuk i tërheqin aktivitetet e kishës ose ato vullnetare. Por ana e mirë është fakti që kanë probabilitetit shumë më të vogël që do të bëhen të trasha ose të zhvillojnë diabetin ose tensionin e lartë të gjakut.

Kafepirëset sipas hulumtimeve të mëhershme nuk janë të prira për të bërë vetëvrasje dhe gjithçka në njëfarë mënyre lidhet me kafeinën, për të cilën është dëshmuar që rrit energjinë dhe përmirëson disponimin.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*