Lajme

Kafenetë, shkelësit më të mëdhenj të Ligjit që ndalon duhanin

Mungesa e efikasitetit të inspektorëve dhe vonesat në shqyrtimin e lëndëve në gjykata, konsiderohen shkaktarë për mosrespektimin e Ligjit për kontrollin e duhanit.

Aurora Mullatahiri, zyrtare e lartë në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim (KADC),organizatë që merret me monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, ka thënë se shkeljet e këtij ligji gjatë vitit 2016 kanë shënuar rritje, edhe pse mungojnë të dhënat empirike të sakta, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji ka hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2013.

Meqenëse problemet më të mëdha me zbatimin e këtij ligji paraqiten në periudhën tetor-janar pas orës 20:00, KADC-i ka rekomanduar që numri i inspektimeve dhe i vizitave inspektuese të rritet gjatë kësaj periudhe të vitit, si dhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*