Kulturë

Ka ndërruar jetë akademiku Gjelosh Gjokaj

Sot në mëngjesin e hershëm në një spital të Bavarisë së Gjermanisë i pushoi së rrahuri zemra e artistit shqiptar Akademik Gjelosh Gjokaj.

I ndjeri Gjokaj ishte themelues i shkollës së artit pamor-grafikës në Prishtinë.

Ai ka lënë pas vetes mbi 3 000 vepra artit në pikturë e grafikë.

Gjelosh Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Milesh të Tuzit në Mal të Zi.  

Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas edhe studimet e larta në Akademinë e Artit i ka kryer në Beograd.

Në vitet 1964-1969 ka themeluar Degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Prej vitit 1969 e deri në vitin 1983, ka punuar dhe jetuar në Romë të Italisë.

Ndërsa nga viti 1983 e deri në vdekjen e ti ka jetuar në Augsburg të Gjermanisë. /KI/

Komentoni