Lajme

Jurgen Klopp në radarin e Bayernit

Raportohet se trajneri gjerman, Jurgen Klopp, që aktualisht udhëheq Liverpoolin, është synimi kryesor i Bayern Munichut për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin.

“Bayern Munich dëshiron që Jurgen Klopp të jetë pasardhës i Carlo Ancelottit, si kryetrajner”, raporton Daily Star.

Trajneri i Liverpoolit kaloi një periudhë shumë të suksesshme te Mainzi dhe Dortmundi, me këtë të fundit duke fituar dy Bundesliga dhe një herë ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Klopp, i cili me Liverpoolin ka shënuar 4 fitore në gjashtë ndeshjet e para në Premier Ligë, ka kontratë me klubin nga “Anfield Road” deri në qershor 2022

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*