Lajme

Juratovic: BE-ja izolon Ballkanin Perëndimor, është një lojë e rrezikshme me një fund të paqartë

Nëse ne, si BE-ja, vazhdojmë të mbajnë këto gjashtë shtete të vogla të mbyllura në këtë ishull të izoluar, herët a vonë ajo do të kthehet në një lojë të rrezikshme për të gjithë ne

A keni një hartë të BE-së para syve? Nëse nuk e keni: merrni në duar atlasin ose kyçni aplikacionin e duhur, dhe pastaj shikoni në të djathtë, poshtë. Atje do të shihni një njollë të bardhë, që në gjuhën diplomatike quhet “rajoni Ballkani perëndimor”. I rrethuar me vendet e BE-së, Kroaci, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë – këtu në mes të Evropës ka gjashtë vende: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, shkruan Kosova Info.

Nëse ne, si BE-ja, vazhdojmë të mbajnë këto gjashtë shtete të vogla ende të mbyllura në këtë ishull të izoluar, herët a vonë ajo do të kthehet në një lojë të rrezikshme për të gjithë ne, finalja e së cilës do të jetë e pasigurt. Por ajo që është e sigurt është si përgjigje të taktikave tona në stilin e “Ti në BE nuk guxon të luash” në Ballkan lulëzojnë nacionalizmat.

Në të njëjtën kohë me rajon funksionon ekonomia e kumbarës, zhvillimi ekonomik stagnon, ndërsa papunësia e të rinjve shkon deri në 50 për qind, që gjithë së bashku është një përzierje e keqe me potencial të zhvillohet në një konflikt të ri të pakontrollueshëm. Pastaj përsëri,do të kemi shumë të vdekur dhe më shumë refugjatë në Evropë.

Bëhet fjalë për mirëbesimin tonë, për kredibilitetin e vlerave të bashkësisë evropiane. Andaj e përsëris: le të merremi më shumë me Ballkanin!

Si një politikan i cili merret me politikën e jashtme, dhe si deputet i Bundestagut që përfaqëson interesat legjitime të stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve në Gjermani, e falënderoj ministrin tonë të jashtëm Sigmar Gabriel dhe Ministrinë e tij të Punëve të Jashtme. Ajo këmbëngul për përshpejtimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës ndërkufitare, kryesisht ato me rëndësi rajonale të tilla si autostrada Serbi-Kosovë-Shqipëri. Përveç kësaj duhet krijuar një fond për projektet e infrastrukturës rajonale, të cilat, përveç vendeve të BE-së, do tu hapej edhe vendeve të organizatave të tjera evropiane.

Për të përmirësuar ekonominë me standardin e përbashkët të IT dhe ndërtimin e infrastrukturës IT, nevojitet edhe IT e rajonit. Është oportune dhe vizionare hapja e programeve të BE-së për vendet e Ballkanit, dhe në të njëjtën kohë të krijojë një fond për arsimin profesional të dyfishtë, për të cilat fonde vendet në rajon duhet të konkurrojnë me projektet e tyre.

Të gjitha këto propozime konkrete për afrimin e Ballkanit drejt BE e frenon Zyra e Kancelarit Federal CDU-së. Në atë shtëpi vlen deviza që vlen edhe për probleme të tjera: të reagohet në vend të sundojë. Të pritet në vend që të punohet. Prandaj, zyra e Kancelarit Federal dhe partia familjare e kancelares federale Angela Merkel duhet të lejojë një pyetje: a e shohin se cila përzierje e rrezikshme në Ballkan përsëri krijohet?

Pse po pengohet procesi i afrimit Bashkimin Evropian? Shembujt janë të shumtë. Nga mesazhet politike, të tilla si ato të komisionarit të zgjerimit të BE-së Johannes Hahn, ku autokratit serb Vuçiq me gjithë gojën e lavdëron si evropian të besueshëm, ose hedhja ndërpartiake e llojit të mbështetës të VMRO Maqedone nga ana e CDU dhe OVP austriake. Ose sikurse veprimet e përfaqësuesve konservativ të BE në proceset e bisedimeve, ku me propozimet e tyre këtë proces e konvertojnë në procedurë të parealizueshme, të gjitha nën moton: a mund që shkallët e kritereve t’i ngrisim pak më shumë?

Përsëri, demonstrohet: SPD ofron ide konkrete për zgjidhjen e problemeve të veçanta. Ndryshe nga CDU, që preferon të ulet me ta. SPD në programin e saj zgjedhor është e qartë: politika e zgjerimit mbetet e rëndësishme në mënyrë që të ndihmohet paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi. Në të njëjtën kohë BE-ja duhet që përmes reformave të brendshme të sigurojë aftësinë e saj për të vepruar.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën e anëtarësimit në BE. Ne mbështesim afrimin e tyre me Bashkimin Evropian dhe i kushtojmë vëmendje të veçantë për zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Nga ana e CDU dëgjojmë vetëm një gjë: të kufizohemi! Përkthimi: BE-ja si një fortesë e lumturisë afatshkurtër dhe prosperiteti.

Le t’i japim Ballkanit një shans të vërtetë! Askujt nuk I duhet ajo njolla e bardhë nga fillimi i këtij publikimi. Askujt nuk I nevojiten rreziqet e sigurisë nacionaliste në mes të Evropës.

Ne nuk duhet të tolerojmë nacionalizmin por të mbështesim forcat evropiane në Ballkan. Është e vërtetë se në këtë moment Ballkani po jep një foto maceje, me plot Kryeministra autokrat, shtete felerike , demokraci të dobëta dhe medie të kontrolluara.

Por ka Ballkani ka dhe aktivist demokrat të cilët luftojnë për paqe dhe bashkëpunim në një Evropë të bashkuar. Ata llogarisin në ne. Për këtë arsye: është koha për më shumë Evropë!

Rrugës: më 24 shtator në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Letrat përsëri do të përzihen: Letrat politike në Bundestag, Parlamentin tonë. Dhe ndoshta letrat Evropiane në App dhe në atlase. /KI/

(Josip Juratovic (SPD), nga 2005 depuiteti i Bundestagut gjerman. Raportues për Evropë Juglindore. Komisioner për integrim në grupet e SPD në Bundestag)

Josip Juratovic per Franfkrurter Rundschau

Leave a comment

Your email address will not be published.


*