Lajme

“Jugosllavët po i vënë zjarrin bregdetit kroat dhe malazez” (Foto-Video)

Për zjarret që kapluan bregdetin kroat dhe Mali i ZI, fajtorë janë “jugosllavët”, pohon gjenerali i pensionuar kroat Davor Domazet Losho, raporton Kosova Info.

Ai beson se “jugosllavët dhe ata që nuk e duan Kroacinë”, kanë vënë zjarrin dhe udhëheqin “luftë asimetrike” kundër Kroacisë dhe kroatëve.

“Po digjet Gjiri i Kotorrit, Hercegovina dhe Dalmacia. Kjo nuk mund të jetë aksidentale. Dhe kjo pikërisht në kohën kur, sipas parashikimeve mund të dihet se është stuhia që fryn katër ditë”, tha Loso.

Ai thotë se “Gjirin e Kotorrit e quajnë ” bija e Adriatikut “, në të cilin jetojnë kroatët – dhe se është prekur edhe “Hercegovina ku, gjithashtu, janë kroatë, si dhe Dalmacia “, transmetojnë portalet kroate.

“Këto zjarre janë vënë. Ata mund të thonë çfarë të duan, por nuk ka dyshim”, pohon Losho, gjenerali kroat i kohës së luftës të viteve të nëntëdhjeta.

Ai beson se zjarri “është në interes të armiqve kroat – jugosllavëve”.

“Ata që nuk pajtohen me shtetin e pavarur kroat, të mbrojtur në ‘luftën e atdheut’ – në interesin e tyre është që Kroacia të digjet, për shkak se zjarret janë një formë e luftës asimetrike”, thotë Losho.

Megjithatë më shumë se gjysma e bregdetit malazez është i ekspozuar zjarrit – zjarret në pyje janë shtrirë nga Herceg Novi deri në Sutomore, ndërsa zjarrfikësit nuk mund ta vendosin nën kontroll, për shkak të erërave të forta.

Në shërbimet e mbrojtjes, janë shumë të sigurt se shumicën e zjarreve i shkakton faktori njeri andaj kanë apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarr në hapësira.

Në ueb faqen e Facebook “Radio stacioni tjetër”, është publikuar një foto ku shihet një njeri në moshë duke vënë zjarrin në mal.

Auticiteti i fotografisë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mbetet dyshimi që zjarrin në pushimoren e njohur të Podgoricës është vënë qëllimshëm, njofton portali analitik nga Podgorica. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*