LifeStyle

Ju duhet vetëm një trajtim 1 minutë për duar të lëmuara dhe të freskëta

Për duar të lëmuara dhe rinore, nuk ju duhet më shumë se një minutë. Po pra, një gjë e tillë është e mundur dhe në mënyrë krejtësisht natyrale, shkruan Kosova.info.

Shihni më poshtë një recetë e cila do ju ndihmoj të bëni një ‘scrub’ dhe si rezultat duart tuaja do të jenë jashtëzakonisht të lëmuara e të freskëta.

Për këtë ju duhen:

1-2 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 lugë gjelle sheqer

Si ta përgatisni?

  1. Fillimisht, ju vendosni në duar një ose dy lugë gjelle sheqer. Më pas shtoni edhe vajin e ullirit. Varësisht nga preferencat, ju mund të përdorni vaj kokosi në vend të ullirit, mirëpo gjithnjë në sasi të njëjtë.
  2. Në mënyrë që t’i kombinoni këta përbërës, ju duhet të fërkoni shuplakat e duarve mes vete fillimisht e më pas edhe gjithë duart.
  3. Pastaj, i masazhoni duart në lëvizje rrethore dhe kështu e hiqni gjithë lëkurën e vdekur.
  4. Për fund, i shpërlani duart. Pastaj mund të aplikoni kremin ose losionin e zakonshëm, sipas nevojës gjatë gjithë ditës. Kjo ju ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj. /Kosova.info/

Komentoni