Lajme

Jo të gjithë lojtarët do të “shpërblehen” për sakrificën e bërë

Largimi i Valon Berishës nga Norvegjia dhe i Arbër Zenelit nga Suedia janë vlerësuar humbje të mëdha për përfaqësuesen A të Norvegjisë, përkatësisht për përfaqësuesen U-21 të Suedisë, shkruan sot Koha Ditore.

Berisha dhe Zeneli vlerësohen se në aspektin sportiv kanë bërë sakrificë kur kanë vendosur të largohen nga Norvegjia e Suedia për të luajtur për Kosovën.

Kanë lënë përfaqësueset ku janë vlerësuar lart. Kanë sakrifikuar edhe Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala e Amir Rrahmani që lanë Shqipërinë për të luajtur për Kosovën si edhe Sinan Bytyçi që la U-21 të Austrisë për t’u vënë nën urdhrat e Albert Bunjakit.

Të gjithë lojtarët që së fundi i janë bashkuar Kosovës, pos Rrahmanit, luajnë në repartin ofensiv, përkatësisht si mesfushorë ofensivë dhe mesfushorë e sulmues krahu. Kjo ka bërë që mesfusha dhe sulmi i Kosovës të mbipopullohet.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*