Kosova

Jevtiq ka marrë garanci se nuk do ketë trazira pasi të fillojë punën Specialja

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se mesazhi i qartë bashkësisë ndërkombëtare është se Gjykata Speciale nuk duhet të zhbëhet.

Ai ka deklaruar se i është dhënë garanci nga komandanti i KFOR-it dhe kolegët e qeverisë se nuk do të ketë trazira dhe sulme ndaj serbëve kur të fillojnë paditë e para, njofton Klan Kosova.

Jevtiq ka pohuar se nuk do të befasohej nëse javën e ardhshme do të tentohet përsëri të shfuqizohet Gjykata Speciale.

Komentoni