Kosova

Jevtic uron ditën e boshnjakëve

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, ka uruar të gjithë pjesëtarët e komunitetit boshnjakët me rastin e shënimit të Ditës së Boshnjakëve.

“Si ministër për komunitete dhe kthim, bëjë përpjekje të vazhdueshme për avancimin e kombit jo-shumicë në Kosovë. Para meje qëndrojnë shpesh telashe dhe sfida të mëdha për ruajtjen dhe zhvillimin e komuniteteve pakicë. Unë dua ta përcjellë një mesazh të paqes dhe bashkëjetesës, ndërsa ne na mbetet që atë mesazh ta përcjellim për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike, duke respektuar të tjerët, në mënyrë që të gjithë së bashku pa marrë parasysh përkatësin etnike të ndërtojmë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Ju uroj Ditën e Boshnjakëve, ju uroj shumë shëndet, forcë dhe vullnet që çdo ditë të bëhemi më të mirë , të jetojmë në paqe, respekt reciprok dhe tolerancë”, thuhet në urimin e ministri Jevtic. /KI/

Komentoni