ShowBiz

Jessica Alba shtatëzënë, në pritje të fëmijës së tretë (Foto)

Familja e Jessica Alba po shtohet. Aktorja dhe biznesmenja ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me producentin e filamve Cash Warren. Çifti tashmë janë prindër të dy vajzave Honor Marie, 9 vjeç dhe  Haven Garner, 5 vjeç.

36-vjeçarja ka zjedhur që ta ndajë lumturinë e saj me fansat në Instagram dhe ka postuar një video shumë të bukur me dy vajzat e saj duke treguar që po pret fëmijën e saj të tretë pa zbuluar gjininë.

“Cash Warren dhe unë zyrtarisht do të shtohemi në numër. Një fëmijë po vjen në jetë. Jemi të bekuar,”– shkruan Jessica.

38-vjeçari nuk ishte pjesë e klipit të shkurtër por me shumë siguri do të jetë shumë i lumtur.

Komentoni