Kosova

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës në Mitrovicë

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

KALLXO.com merr vesh se dorëheqja e Kabashiq është duke u diskutuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kabashiq është emëruar kryetar i kësaj gjykate muaj më parë kur u bë integrimi i gjyqësorit të veriut brenda institucioneve të Kosovës në bazë të marrëveshjes për drejtësi të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Komentoni