ShowBiz

Jennifer Lawrence shprehet publikisht – dëshiron të darkoj me Scott Disick

Fituesja e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence, është një personazh shumë i dashur për publikun. Të gjithë e duan për natyralitetin dhe veprimet qesharake që bën, shkruan Kosova.info.

Megjithatë Jennifer Lawerence na ka bërë të kuptojmë që edhe ajo, edhe pse duket se i ka të gjitha, ka ca gjëra që ëndërron t’i ketë. E ftuar në emisionin e Oprah Winfrey ajo na ka zbuluar diçka që na ka befasuar.

Në pyetjen se kush janë tre personat që ëndërron të darkoj me ta, në mesin e personave të përmendur është edhe Scott Disick.

“Nuk ndihem krenare për këtë, por kjo përgjigje vjen nga zemra” ka thënë aktorja në këtë intervistë. /Kosova.info/

Komentoni