Kosova

Javë me vranësira dhe intervale me diell

Mot me vranësira dhe intervale me diell do ta përcjell vendin gjatë këtyre pesë ditëve. Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit. Po ashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës.

Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe te mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve. Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por që në mes javë prapë do të arrijë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s. /KI/

Komentoni