Lajme

Javë me mot të paqëndrueshëm dhe jostabil

Sipas IHK-së, gatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të ajrit dhe fushave barike të paqëndrueshme dhe jostabile. Pjesa e parë e ditës së hënë parashihet të jetë me diell dhe temperatura të larta të cilat do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Pasdite pritet të paraqiten vranësirat e dendura dhe të çrregullta të cilat nuk do të jenë stabile dhe si pasojë parashihet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh, të cilat fillimisht do ta përfshijnë pjesën veriperëndimore të vendit dhe gjatë orëve të vona të ditës këto reshje do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit. Reshje shiu të intensitetit mesatar parashihet të ketë vende-vende edhe ditën e marte. Temperaturat maksimale do të zbresin për 2-4 gradë Celsius nga e marta e tutje.

Në viset malore temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, kurse në viset e ulëta maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*