Lajme

Javë kryesisht e vranët dhe me periudha me diell

Vendi ynë për gjatë kësaj periudhe do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me periudha me diell.

Sipas situatës sinoptike që po mbretëron mbi gadishullin Ballkanik reshje shiu pritet të fillojnë nesër dhe do të vazhdojnë edhe ditën e martë.

Të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell dhe do të vazhdoj një situatë e ngjashme deri të premten, duke mos i përjashtuar reshjet e izoluara të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Në Viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*