Lajme

Jashari i Drenicës

Afrim Jashari i harron të gjitha kur bëhet fjalë për klubin e futbollit Drenica. Ai tregon se në disa raste ka lënë anash edhe familjen për t’ia kushtuar tërë vëmendjen klubit të zemrës. Madje, edhe kur i është bërë e padrejtë, e ka harruar të kaluarën.

“Jam shumë i lidhur me këtë klub”, thotë Jashari i lindur në fshatin historik, në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.

Lidhja e ngushtë e trajnerit 51-vjeçar me klubin ka nisur në vitin 1983, kur iu bashkua Drenicës si lojtar. Dhe vazhdon të zgjasë edhe sot, kur është trajner i ekipit të parë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, para se ta nisë zejen e trajnerit, Jashari për 18 vite ishte futbollist aktiv i klubit Drenica.

“Pas një lëndimi të rëndë në moshën 36-vjeçare u detyrova t’i jap fund karrierës si futbollist”, ka thënë Jashari.

Jashari ngul këmbë se gjithmonë i ka qëndruar besnik klubit Drenica.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*