Lajme

Japonia bëhet gati për luftë me Korenë e Veriut

Japonia është bërë gati për luftë dhe ka vendosur në gatishmëri sistemet kundërajror për të rrëzuar raketat e Koresë së Veriut. Ndërsa Koreja e Jugut bën thirrje për dialog.

Përshkallëzimi i krizës mes Uashingtonit dhe Penianit shqetëson pas masë Japoninë. Ky vend në fakt na filluar me përgatitjet për luftë dhe ka vendosur në gatishmëri sistemin kundërajror në pjesën perëndimore si kundërpërgjigje për hipotezat e mundshme të një sulmi kundër ishullit amerikan Guam nga ana e Koresë së Veriut.

Forcat ajrore të mbrojtjes japoneze të pajisura me raketa kundërajrore, u angazhuan për mbikëqyrjen e katër bazave ushtarake.

Gjatë së shtunë janë montuar edhe njësitë operative në trajektoret ku priten të kalojnë raketat e Koresë së Veriut që mund të nisen për të goditur bazën amerikane Guam në paqësor. Sistemet kundërajror janë kombinuar me radarë tokë-ajër në mënyrë që të shmanget rënia e ndonjë pjesë raketore të nisur nga Peniani në territorin japonez.

Gjithashtu edhe Koreja e Jugut ka vendosur në gatishmëri forcat ushtarake dhe është përgatitur për më të keqen, siç njoftojnë autoritetet vendase. Por, presidenti Mon Xha In, bën thirrje për rikthim në tavolinën e negociatave, në mënyrë që kjo krizë me Korenë e Veriut të zgjidhet me anë të diplomacisë.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*