Kosova

Jahjaga vëzhgon zgjedhjet parlamentare në Jordani

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ndodhet në Jordani, ku në emër të NDI, do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare atje.

Kështu ka bërë të ditur gazeta “Jordan Times”, e cila shkruan Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), dhe Instituti Demokratik Ndërkombëtar (NDI), tashmë e kanë vendosur një delegacion të përbashkët, për të vëzhguar zgjedhjet e së martës në Jordani.

Delegacioni do të kryesohet nga ish –Senatori amerikan John E. Sununu dhe Coskun Coruz, ish – deputet holandez dhe anëtar i bordit të Fondacionit Eduardo Frei, në emër të IRI, ka njoftuar instituti.

Ish –Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ish –deputeti belg Zakia Khattabi do të kryesojnë grupin në emër të NDI.

Delegacioni i përkohshëm do t’i bashkohet punës së misioni të përhershëm vëzhgues, që janë vendosur më 1 gusht për të raportuar rreth përgatitjeve për zgjedhje, regjistrimit të kandidatëve dhe rregullat e fushatës zgjedhore, ka njoftuar instituti IRI.

Një ekip i përbashkët vlerësues, IRI-NDI, po ashtu e ka vizituar Jordaninë në fillim të gushtit, ka konkluduar se ekzistojnë kushtet për një proces demokratik për zgjedhjet parlamentare.

Delegacioni do të vendos ekipet në 12 rajone për të vëzhguar procesin e votimit. Misioni pastaj do të lëshojë një deklaratë bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e tyre.

Komentoni