Kosova

Jabllanoviq paralajmëron publikimin e disa dëshmive për Listën Serbe

Raportimi për rrahjen e disa aktivistëve të Listës Serbe dje në Leposaviq, i ka hedhur poshtë ish-ministri, njëherësh kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se PKS-ja dënon me forcë gjuhën e urrejtjes si dhe metodat e kërcënimeve e shantazheve të përdorura nga Lista Srpska.

Sipas tij, planin i partisë së Goran Rakiqit është që ta bëjë veriun e Mitrovicës “strehë për kriminelët”.
Jabllanoviq ka paralajmëruar se do t’i dërgojë disa dëshmi të gjitha partive politike në Kuvendin e Serbisë për veprimtarin kriminale të Srpskas në Kosovë.

“Po, do ti dërgojmë fotografitë ku shihen banditët me xhipa të blinduara si dhe emrat e kompanive që operojnë jashtëligjshëm.

Ndryshe, dje në media është raportuar se aktivistes e Listës Serbe janë rrahur në Leposaviq derisa futeshin në selinë e tyre të zgjedhjeve.

Komentoni