Kosova

Ja televizionet kryesore kombëtare dhe regjionale

KPM, në pajtim me Nenin 9 dhe Nenin 10 të Rregullores KPM-2016/01 ka përpiluar listën e kanaleve me statusin e bartjes së obligueshme, të cilat duhet të jenë pjesë e katalogut të programeve të ofruesve të shpërndarjes që operojnë në Kosovë.

Komisioni i Pavarur i mediave sqaron se “Pas miratimit të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale, një prej ofruesve të shërbimeve mediale i licencuar nga KPM, përcjellë nga një portal lajmesh, nën titullin e lajmit “Këto janë top televizionet sipas KPM” kanë raportuar gabimisht që KPM ka bërë ndarjen e 6 top kanaleve televizive në Kosovë.”, 

Përmes një komunikate për medie, KPM  njofton të gjithë të licencuarit dhe publikun e gjerë që KPM nuk ka bërë vlerësimin dhe kategorizimin e të licencuarve në top kanale.

“KPM, në pajtim me Nenin 9 dhe Nenin 10 të Rregullores KPM-2016/01 ka përpiluar listën e kanaleve me statusin e bartjes së obligueshme, të cilat duhet të jenë pjesë e katalogut të programeve të ofruesve të shpërndarjes që operojnë në Kosovë.

Kjo listë është pjesë e Rregullores e cila ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, më 28 korrik 2016. Prezantimi i ofruesve të shërbimeve programore i dhënë në listën për bartje të obligueshme, përveç kanaleve të Transmetuesit Publik, nuk prejudikon renditjen e tyre në operatorin e shpërndarjes.

KPM kërkon nga mediumet të cilat kanë dhënë apo kanë huazuar lajmin me titull “Këto janë top televizionet sipas KPM”, ta korrigjojnë me informimin për kanalet me bartje të obligueshme dhe t’i referohen Rregullores së KPM-së për të përmbushur misionin e tyre duke siguruar korrektësi dhe saktësi në raportimet e tyre.”, thuhet në sqarimin e KPM-së.

Televizionet kryesore kombëtare dhe regjionale:

 Publike

  1. RTK1  – Prishtinë
  2. RTK2 – Prishtinë

 Me mbulim tokësor nacional

  1. RTV 21 – Prishtinë
  2. KTV – Prishtinë

 Ofrues të Shërbimeve Programore

  1. KLANKOSOVA TV – Prishtinë
  2. TRIBUNA CHANNEL – Prishtinë
  3. RROKUM TV – Prishtinë
  4. 1st CHANNEL – Prishtinë
  5. TV KIM – (Çagllavicë) – Prishtinë
  6. TV KISS – Mitrovicë

 Me mbulim tokësor regjional/local

  1. TV MITROVICA – Mitrovicë
  2. TV BALLKAN – Prizren
  3. TV BESA – Prizren
  4. TV OPINION – Prizren
  5. TV PRIZRENI – Prizren
  6. TV DUKAGJINI – Pejë
  7. TV HERC – Shtërpc
  8. TV ILIRIA – Viti
  9. TV LIRIA – Ferizaj
  10. TV TEMA – Ferizaj
  11. TV MIR – Leposaviç
  12. TV MOST – Zveçan
  13. TV SYRI VISION-Gjakovë
  14. TV PULS – Gjilan
  15. TV VALI – Gjilan
  16. TV ZOOM – (Shillovë) Gjilan

Komentoni